Të paktën 51 persona janë arrestuar pas një operacioni kundër trafikut të drogës në Spanjë.
Operacioni përfshinte 39 kontrolle në shtëpi dhe biznese, duke sekuestruar pothuajse 242 kilogramë kokainë, heroinë, marihuanë, hashash dhe MDMA,; 554,000 euro 12 shufra ari, gjashtë armë dhe 36 automjete, 11 prej të cilave kishin ndarje të fshehura.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, hetimi nisi në muajin prill, ku fillimisht u identifikua një person si i dyshuar për trafikim kokaine në Valencia.
Gjatë aksionit Policia zbuloi një strukturë të organizuar me nivele të ndryshme operimi, e cila përdorte automjete dhe prona për të transportuar dhe ruajtur drogën.
Gjithashtu, vende që përdoreshin si magazinë u gjetën në qytete valenciane si Burjassot, Alcàntera de Xúquer, Riba-roja de Túria dhe Torrent.
