Policia e Kurbinit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të kanabisit, në fshatin Fushë Gjormë në Kurbin. Në pranga ka rënë një persona, ndërsa po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Fushë Gjormë, u gjetën 1820 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e këtij rasti.
Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
