Autoritetet greke ka vënë në pranga punonjës të policisë, doganave dhe disa shtetasve të tjerë në doganën e Kapshticës pasi ka monitoruar lëvizjet e tyre prej disa ditësh.

Sipas informacioneve, arrestimet u bënë për veprën penale të organizatës kriminale, falsifikimit dhe veprave të tjera penale.

Pas arrestimeve, autoritetet kanë kryer kontrolle në disa shtëpi në Follorinë për të mbledhur prova shtesë.

Raportohet se Policia ka marrë një denoncim dhe prej andej ka nisur hetimi, në kuadër të të cilit janë monitoruar telefonat e të përfshirëve, nga të cilët janë regjistruar bisedat që inkriminojnë të arrestuarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb