Një gomone po ndiqet në grykëderdhjen e Vjosës, pasi dyshohet se në bordin e saj ka drogë. Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live për ‘News24’ bëri me dije se aktualisht 7 mjete detare të policisë po vijojnë me ndjekjen e mjetit lundrues në det të hapur.

Po ashtu një tjetër mjet për të lokalizuar gomonen është dhe një dron, që policia po e përdor në aksion, ndërsa për rastin është njoftuar edhe pala italiane.

Mehmeti sqaroi se ka dyshime se gomonia është ngarkuar me drogë në bregdetin e Vlorës dhe më pas është nisur drejt Italisë, atje ku thuhet se ka dhe destinacionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: