Pas sulmit terrorist në Francë operacionet antiterror janë shtrirë edhe në Gjermani. Mendohet se disa terroristë kanë kaluar në Gjermani. Kjo ka bërë që antiterrori gjerman të nisë një operacion të gjerë për të kapur terroristët.

Mbi 200 efektivë të policisë gjermane vërshuan orët e para të ditës së premte në zonat e konsideruara me rrezikshmëri të lartë dhe përreth kryeqytetit Berlin.

Forcat e rendit kanë arrestuar liderin e një grupi islamik që mendohet se po përgatiste ndërmarrjen e një sulmi në Siri. Është arrestuar edhe njeriu përgjegjës për financat e celulës.

Policia dyshon se të ndaluarit kanë rekrutuar luftëtarë dhe kanë siguruar para për xhihadistët e shtetit islamik. Njëri prej të arrestuarve Ismet D. është një 41-vjeçar me origjinë turke. Nuk ka të dhëna që grupi i drejtuar prej tij të ketë qenë duke përgatitur sulme brenda Gjermanisë.

Identitetet e të kërkuarve dhe dy të vrarëve nuk janë bërë publike, dyshohet se të tre ata po përgatiteshin për të kryer një sulm terrorist në Belgjikë.

Sipas mediave belge, grupi xhihadist do të merrte peng një polic ose gjyqtar dhe më pas do t’i priste kokën dhe videon do ta bënte publike.

Sipas CNN në Europë janë mbi 20 celula terroriste të gatshme për t’u aktivizuar në çdo kohë dhe të ndërmarrin sulme edhe më tragjike se ato të kryera në Paris javën e kaluar.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb