KSAMIL
Një hotel 22-vjeçar është shembur në Ksamil gjatë operacionit ‘’Bregdeti Ynë’’ që është shtrirë në gjithë ultësirën e Shqipërisë.
Hoteli ‘’Kristal’’ është ndërtuar që në vitin 1999 dhe ka një hapësurë prej 200 metra kartor, me dy kate e 7 dhoma.
Dëmi që i ka shkaktuar pronarit ky operacion mësohet të shkojë deri në 500 milion lekë.
Në këto momente Policia ka bërë rrethimin e hotelit dhe po nxjerr objektet që janë pjesë e hotelit. Ndërkohë djali i pronarit thotë se në këtë zonë është menduar një ndërtim strategjik, por të zotët e hotelit e kanë çuar çështjen në gjyq, por IKMT ka ardhur 11 ditë para seancës.
“Arsyeja e shembjes së këtij objekti është për shkak se ka interesa më të mëdha, pasi kjo zonë është menduar për një ndërtim strategjik. Ka shkuar në rrugë ligjore, data e gjyqit është në 29 por ata kanë ardhur sot që është 18.”- tha djali i pronarit.
Ndërkohë të gjitha rezervimet e bëra në ‘booking’ nga pushuesit, pronari i hoteli i ka dëmshpërblyer për shkak të anulimit prej shembjeve.
(BalkanWeb)
