Një 37-vjeçar i identifikuar si Arjan Gjozi është arrestuar nga Policia pasi kultivoi 150 bimë narkotike .
Si pasojë bimët janë asgjësuar me anë të djegies.
Njoftim i Policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, me dron, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacion policor të koduar “Gjuricaj”.
Gjatë operacionit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjuricaj, shërbimet e Policisë konstatuan 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin A. Gj., i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
(BalkanWeb)
