SPAK bashkëpunoi ngushtë me autoritetet finlandeze në një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.
Në deklaratën e përbashkët për media, komisari finlandez përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për suksesin e këtij hetimi që nisi dy vite më parë në Finlandë.
Gjatë operacionit u arrestuan rreth 55 persona dhe u sekuestruan rreth 300 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë dhe 100 kg marijuanë, të trafikuara nga Spanja dhe Holanda. Hetimet zbuluan se drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti trafikimi droge janë shtetas shqiptarë.
Komisari finlandez: Përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion të përbashkët. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë që u konkludua me arrestimin e rreth 55 shtetasve. U sekuestruan rreth 300 kg drogë që u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale e lëndës narkotike, rreth 170 kanë qenë amfetaminë, 10 kg ishte kokainë, rreth 100 kg marijuanë. Nga hetimi i ndërmarrë në Finlandë rezultoi që drejtuesit kryesor të këtij trafiku droge ishin shtetas nga Shqipëria.
