Barcelona është optimiste sa i përket nënshkrimit me mbrojtësin e Sevilla, Jules Kounde. Kjo është ajo që shkruan El Mundo Deportivo.

Afrimi i një futbollisti të tillë është dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Xavi, i cili tashmë u ka bërë të qartë prioritetin e tij drejtuesve. Te klubi katalanas janë të qetë dhe të sigurtë që francezi është në gjendje të presë Barcelonën, madje është gati edhe të refuzojë Chelsean.

Sa i përket klubit që zotëron kartonin e futbollistit, Sevilla dëshiron të kryejë shitjen e 23 vjeçarit sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do i mundësonte ekipit nga Sevilla paratë e nevojshme për të bërë disa afrime të rëndësishme.

Hy
Hy

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: