Këtë martë dalin para gjykatës shtetasit e arrestuar gjatë operacionit “Metalurgjiku” në Elbasan.

Pritet që të caktohet masa e sigurisë së 16 të arrestuarve.

Operacioni i zhvilluar të dielën u finalizua pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ku janë vënë në pranga 16 shtetas, mes tyre 9 shtetas të huaj, si dhe janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike që ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit.

Operacioni synonte goditjen e veprimtarive kriminale që dëmtojnë rëndë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, duke zbuluar një skemë të gjerë shkeljesh në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, Elbasan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: