Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e 26 personave, mes tyre 4 punonjës policie.
Përmes një reagimi, Balla thekson se është goditur një rrjet ndërkombëtar trafiku.

“🇦🇱 Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe prokurorëve të SPAK, falë hetimit profesional të të cilëve është goditur një rrjet ndërkombëtar trafikimi. Janë 26 persona të arrestuar, mes tyre edhe 4 punonjës policie; mbi 1 milionë Euro (cash) armë zjarri, 13 automjete dhe sasi lëndë narkotike👏”, thuhet në reagimin e Ballës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb