Një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike, është zhvilluar në Greqi.

Në pranga ka rënë një shoferi i një kamioni, pasi autoritetet i gjetën drogë me vlerë 900 000 euro në kamion. 45-vjeçari u arrestua sapo kishte zbritur nga një anije në linjën Antirio-Rio.

Gjithashtu u arrestua edhe një person tjetër, pasi nga hetimet u zbulua edhe një magazinë që e përdorte për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan dokumente, etiketa të kompanive dhe një shumë prej 2,000 eurosh.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: