Gjatë operacionit “Koordinata”  u arrestua në flagrancë një 30-vjeçar i identifikuar si  Serxhio Bregna, i cili rezulton person i shpallur në kërkim nga për veprën penale plagosja e lehtë me dashje.

Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim edhe dy shtetasit Mateo Bregna dhe Florjan Fratija.

Blutë sekuestruan një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, person i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale plagosja e lehtë me dashje

Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën për kapjen e tyre.

Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: