Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë plenare kërkesën e Adriana Kalasë për të shpallur antikushtetuese procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ankimimi kishte si objekt mënyrën e zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit, në seancën e 11 dhjetorit 2025.

Opozita mbështeti fillimisht të gjithë kandidatët me firma, përfshirë edhe Shabanin, por më pas deklaroi tërheqjen e nënshkrimeve.

Pavarësisht nga pretendimet e opozitës, mazhoranca vijoi me procedurën duke kaluar në seancë plenare kandidatët dhe ku më pas u zgjodh Shabani me 85 vota pro dhe 3 kundër. Deputetët e PD bojkotuan seancën në momentin e votimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb