Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka shprehur keqardhjen që në seancën e sotme në Kuvend nuk ndodhen deputetët e opozitës.

Në fjalën e tij nga Foltorja ku bëri edhe prezantimin e një projekt rezolute sa i përket Iranit dhe shpalljes organizatë terroriste të Hezbollahut dhe Gardës Revolucionare, ai u shpreh se opozita duhet të ishte e pranishme të votonte duke pasur parasysh faktin që vendi ynë ka qenë shumë herë shënjestër e sulmeve nga Irani, ku përmendi sulmin e fundit ndaj komunikimeve të Kuvendit.

“Keqardhje për mungesën sot në këtë seancë të deputetëve të tre grupeve parlamentare të opozitës, të cilët nuk ditën që në një moment solemn të qëndrimit të menjëhershëm urgjent të Shqipërisë përkrah SHBA, Francës, e vendeve të BE, nuk dolën sot nga interesi i vogël i javës së njoftuar për një tjetër protestë të pakryer. Të vinin në seancën e Kuvendit dhe ta mbështesnin këtë qëndrim që është i domosdoshme, urgjent dhe i nevojshëm sa i përket dhe kontekstit të ri pas zhvillimeve, sulmit kibernetik sa i përket interesit të Shqipërisë, përbrenda nesh, edhe me zhvillimin që lidhet dhe me bllokimin e kanalit të Hormuzit. Duhet ta shohim si deklaratë të qartë të vlerave si vend demokratik dhe aleat i NATO-s.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: