Komisioni Anti-Korrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn zhvillon sot mbledhjen e parë të konstituimit.

E pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e Spiropali.

Opozita ka bojkotuar mbledhjen ndërkohë Xhafaj u bëri thirrje të ulen në tryeze për të punuar për çështje jetike për të ardhmen e vendit.

Pjesë nga fjala e Xhafajt:

I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që buron nga kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit.

Ky komision do adresojë çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, përtej interesit të partive tona,  i shërben forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb