Opozita është drejt përfundimit të përgatitjeve për protestës që do të mbahet në orën 12:00 përballë Kryeministrisë.

Gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb” tha se dita e sotme është e rëndësishme për PD pasi pritet të jepet vendimi edhe për vulën e partisë opozitare më të madhe në vend.

“Po zhvillohen përgatitjet e fundit sa i përket protestës së opozitës. Ndërsa në orën 11:00 do të merret edhe vendimi sa i përket vulës së PD. Nga rrethet qytetarë të shumë janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së opozitës”, raportoi gazetari.

Më tej shtoi se deri është mësuar se në orën 12:00 kreu i PD Sali Berisha pritet të ndalë nga selia për t’u nisur drejt protestës.

“Deri më tani e gjitha do të jetë një formulë që pak a shumë e kemi parë. Në 12:00 Berisha do të dalë nga PD duke ditur edhe vendimin e gjykatës për vulën. Kam mësuar që do të jenë shumë folës, deputetë, nga shoqëria civile, kreu i PL Ilir Meta.

Ndër të tjera, gazetari Osmani shtoi se duke qenë se vendimi për vulën e PD do të jepet më herët se zhvillimi i protestës, mund të ketë lëvizje të grupit parlamentar.

Më herët kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se revolucioni opozitar nuk do të ndalet deri në rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb