Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ulsi Manja në një komunikim me gazetarët ka komentuar edhe padinë e bërë nga opozita për marrëveshjen me Italinë.

Kjo e fundit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për refugjatët, duke e cilësuar si antikushtetuese.

Sipas manjës opozita ka të drejtën e saj, por thotë se nuk ka si të jetë antikushtetuese një marrëveshje e cila ka kaluar në të gjithë filtrat para se të nënshkruhej nga dy kryeministrat, dhe më pas të miratohej nga Italia.

“Marrëveshja me Italinë në dijeninë time dhe sa është bërë publike, qeveria italiane e ka kaluar marrëveshjen. Është marrëveshje që janë bërë publike dhe arsyet e nënshkrimit nga ana jonë. Është e drejta e gjithkujt që ta çojnë në Kushtetuese. Por nuk ka si të jetë antikushtetuese një marrëveshje që ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhet nga dy kryeministrat”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb