Një e moshuar që mori pjesë në protestën e 44-të para Kryeministrisë përcolli një mesazh të fortë politik, duke bërë krahasime mes periudhës së komunizmit dhe situatës së sotme në vend.
Ajo vlerësoi të rinjtë që, sipas saj, rrëzuan diktaturën dhe tha se qytetarët nuk do të lejojnë rikthimin e një sistemi të ngjashëm.
“Ata të rinj që rrëzuan diktaturën ishin trima. Ne jemi këtu dhe nuk kemi vdekur. Partia e Punës tentoi të na merrte lirinë, por nuk ia doli. Ne duhet t’i japim fund një herë e mirë politikës së Ramiz Alisë, që pushtetin do ta mbajë me çdo kusht”, u shpreh ajo.
Në fjalën e saj, protestuesja akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vazhdon, sipas saj, të njëjtën frymë politike. E moshuara kujtoi edhe ngjarjet e viteve të tranzicionit, duke iu referuar viktimave të protestave për demokraci.
“Ata të rinj që rrëzuan diktaturën, ishin trima. Ne jemi këtu dhe nuk kemi vdekur. Partia e Punës tentoi të na merrte lirinë, por nuk ia doli. Ne duhet t’i japim fund një herë e mirë politikës së Ramiz Alisë, që pushteti do ta mbajë me ccdo kusht. Nuk do të lejojmë më që të vazhdojë më e njëjta diktaturë. Etërit dhe bijtë e saj, siç është Rama, pasi në damarët e tyre rrjedh jo gjak i pastër shqiptari, ndaj jemi në këtë katastrofë. Nuk do ta lejojmë me. Në këtë trotuar ku jemi sot, akoma rrjedh gjaku i 4 djemve shqiptarë në këtë shesh dolën për demokracinë. Ata hodhën plumba mbi ata. Ne jemi gjallë, të pamposhtur, dhe s’do e lejojmë me kurrë, komunizmin që të ngrejë kokë.”, tha ajo.
