Biznesmeni Erlind Xhindi, i ftuar në “News24”, deklaroi se protesta që ka hyrë në ditën e 52-të ka kaluar tashmë fazën e një tubimi qytetar, duke u shndërruar, sipas tij, në një lëvizje që përfaqëson pakënaqësinë e shtresave të ndryshme të shoqërisë ndaj klasës politike.
Xhindi u ndal edhe te nisma e quajtur “Kuvendi”, duke pranuar se nuk ka funksionuar sipas pritshmërive dhe duke bërë të ditur se organizatorët kanë vendosur të tërhiqen përkohësisht nga kjo iniciativë.
Sipas Xhindit, protesta tashmë ka fituar një karakter më të gjerë shoqëror dhe nuk përfaqëson vetëm një grup të caktuar politik.
“Tani nuk është më një protestë, por një lëvizje që përfaqësohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nga të gjitha pakënaqësitë ndaj kësaj qeverisjeje 36-vjeçare. Aty ka elektorat të majtë, të djathtë, pjesëtarë të partive të vogla dhe qytetarë pa përkatësi politike. Ata kanë një pakënaqësi të palëkundur me të 140 deputetët e Parlamentit”, deklaroi ai.
Xhindi tha se protesta ka sjellë edhe reagime në arenën ndërkombëtare, duke përmendur praninë e eurodeputetëve në shesh.
“Shqipëria në arenën europiane u përfaqësua nga vetë ne. Eurodeputetët erdhën në shesh dhe shprehën se populli është gati për Europën, por qeveria jo”, tha ai.
Në intervistë, biznesmeni hodhi akuza edhe ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike, ndërsa kritikoi ashpër opozitën.
“Opozita nuk ekziston që nga viti 2019, që nga djegia e mandateve. Jemi në këtë pikë sepse opozita ka bërë një tradhti kombëtare. Zoti Berisha mund ta mbështesë protestën nga divani apo nga zyra, por nuk e ka mbështetur realisht. Ai duhej të ishte i pari që të largohej dhe të mbante përgjegjësi”, u shpreh Xhindi.
Pjesë nga intervista:
Unë personalisht nuk e kam aprovuar Kuvendin, por duhet të ishim mbështetës të protestës. Por besoj se që tek emri Kuvend çedoi, ne nuk kishim krijuar ende palë. Nuk mund të themi që dështoi, ka arritur deri në një fazë. Jo më larg se dje jemi mbledhur kemi bërë një bisedë, një të tip marrëveshje. Do të tërhiqemi nga Kuvendi për momentin. Por duhet të fillojmë me forumet që duhet të jenë më përfshirëse dhe më të gjera. Mosha mesatare që u përfshi aty, vetë protesta nuk e pranoi. Ka një trysni shumë të madhe në protestë.
Tani nuk është më një protestë, por një lëvizje që përfaqësohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe të gjithë pakënaqësitë e kësaj qeverisje 36-vjeçare.
Aty ka elektorat të majtë, të djathtë, pjesëtarë të partive të vogla, nuk mund të themi vetëm elektorat gri. Është e dukshme që ata që janë në protestë kanë një pakënaqësi të palëkundur me 140 deputetë që janë parlament. Nga dita e parë, ra gardhi i Rrjollit, i Zvërnecit i Kakomesë. Shqipëria në arenën europiane u përfaqësua nga vetë ne. Eurodeputet erdhën në shesh, shprehën qartë që populli është gati të shkojë në europë, por qeveria jo. Kemi të bëjmë me një popull evropian. Tkurrja e kryeministrit. Nisi ofertat për biznesmenët… Jo më larg se dje akordoi fonde gjigande, ndërsa deri dje vodhën fonde të IPARD. Opozita nuk ekziston që nga viti 2019 që nga djegia e mandateve dhënia në dorë e të gjithë pushteteve të Ramës. Jemi në këtë pikë, opozita ka bërë një tradhti kombëtare. Berisha mund të mbështesë protestës, nga divani apo nga zyra. Zoti Berisha nuk e ka mbështetur protestën, duhet të ikte i pari, duhet të jepte një notë. Të gjitha forcat politike kishin krijuar një harmoni, qeverisja do jetë në anën e majtë, PD do jetë aty për të bashkuar votat kur duhet. Ndërsa partitë e vogla do jenë aty për interesa të tjera sepse s’mund të flas pa fakte, por për këto dy të mëdhatë janë fakte.
