Gazetari Genc Burimi, i ftuar në emisionin LOG theksoi se Rama kërkon t’i bëjë sa më shpejt zgjedhjet përpara se të dalë raporti i OSBE/ ODHIR për 11 majin.
Burimi tha se opozita në 11 maj ra në kurth, dhe sipas tij rrezikon të bjerë për herën e dytë.
Burimi: Humbja e opozitës në 11 maj nuk qe sepse ai vodhi, por qe sepse ishte një opozitë që nuk arriti të bindë. Në këtë aspekt Edi Rama ka një urgjencë që ta mundë përsëri këtë opozitë përpara se të dalë raporti i OSBE/ ODHIR. Kjo po luhet sot . Dhe në këtë kurth ka rënë sot opozita dhe Berisha.
Duke hyrë kokë e këmbë në zgjedhjet e reja. Në këtë rrugë ku sot Veliaj është një letër nën tavolinë. Nuk do Rama që ky Veliaj ta ngadalësojë këtë proces sepse për Ramën është një luftë kundra kohës.
Në mënyrë që këtë fitore ta marrin përpara daljes të OSBE/ ODHIR. Prandaj historia e kësaj kushtetuese nuk është se do të pengojë Ramën, sepse Veliaj është i hequr. Është thjesht një përshpejtim i madh. Rama e futi opozitën në maj në kurth, që kjo e fundit ra kokë e këmbë brenda. Kur Berisha e kuptoi vonë kurthin, tani ai kërkon që Veliaj të shkojë në Kushtetuese që t’i japë kohë Berishës. Që këto zgjedhje mos të ndodhin përpara se të dali OSBE/ ODHIR kjo po luhet sot.
