Mbahet sot Konferenca e Kryetarëve, në një situatë tejet të tensionuar. Teksa opozita ka kërkuar shkarkimin e tij, kryeparlamentari Niko Peleshi ka kërkuar mbledhjen e Konferencës për miratimin e përbërjes së komisioneve parlamentare.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje direkte për News24 pohoi se në agjendë të Konferencës është miratimi i listës së detyruar të anëtarëë të komisioneve të përhershme parlamentare dhe lista e anëtarëve zëvendësues.

Mësohet se opozita nuk ka dërguar ende emrat e 4 drejtuesve të komisioneve parlamentare. Kjo mbledhje zhvillohet në një situatë të tensionuar, ku kujtojmë se opozita vetëm pak ditë më parë mori një mision për shkarkimin e Peleshit, me pretendimin se ka shkelur rregulloren e Kuvendit. Opozita po ashtu kërkon rispërsëritjen e seancës së 18 shtatorit, pasi seanca vijoi sipas saj, me shkelje të rregullores. Seanca e radhës në Kuvend do të mbahet të mërkurën në orën 10:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb