MAQEDONI E VERIUT

Opozita maqedonase i kërkon kryeministrit Zoran Zaevit që mos pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë për negociatat që çon në tradhëti kombëtare.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Zaev gjatë vizitës në Sofje nuk duhet të pranojë ndonjë ofertë të Sofjes që vë në diskutim gjuhën dhe identetin maqedonas.

Sipas tyre, deri më tani janë protestat e vazhdueshme dhe bllokimet nga opozita që po pengojnë qeverinë e Zaevit të veprojë kundër interesave të popullit.

Gjithsesi Zaev e ka bërë të qartë që pavarësisht takimeve e vizitës në Sofje, nuk ka shpresë se deri më 22 qershor Bullgaria të heqë veton për negociatat e Maqedonisë së Verit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb