Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.

Ata kanë parashtruar sërish 3 kërkesat e opozitës, të cilat sipas tyre maxhoranca duhet t’i ketë parasysh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.

2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.
3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qëndrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.”, thuhet në kërkesat e opozitës.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: