SHKODER- Opozita ka bojkotuar seancën e sotme plenare, të parën për këtë sesion parlamentar, duke udhëtuar drejt Shkodrës. Nisur nga situata e ditëve të fundit në këtë qytet, opozita ka vendosur që të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme si mesazh kundër krimit.

Nga Shkodra, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha për “NeWs24” dhe “BalkanWeb” se në takimin që pritet të fillojë në orën 14:00, krerët e opozitës do të marrin një vendim të rëndësishëm.

“Shkodra është e tronditur nga situata alarmante, me rastet e krimit. Pritet një vendimmarrje nga krerët e opozitës gjatë këtij takimi”, u shpreh Salianji.

Sipas PD, kjo mbledhje vjen si mesazh qëndrese kundër krimit. Në tre muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze, dhe janë zhdukur dy persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb