Delegacioni i opozitës ka përfunduar vizitën në Uashington.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë në “News24”, foli për takimet e zhvilluara me DASH, Kongresin e Senatin, duke analizuar edhe marrëdhëniet me SHBA.

Gjatë intervistës, ai theksoi se SHBA ka qenë e qartë për qëndrimin e saj në luftën lundër korrupsionit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Ndërsa shtoi se qeveria shqiptare ka treguar se nuk ka vullnet për këtë pjesë. Më tej nënvizoi se qeveria teknike është domosdoshmëri, dhe se kjo sipas Mediut kërkon edhe imponim ndërkombëtar.

“SHBA e kanë bërë të qartë, lufta kundër korrupsionit, trafikut të drogës, krimit të organizuar janë prioritet. Dhe kjo vjen për shkak se kjo qeveri është zhytur në korrupsion…Pra ne kemi diskutuara me autoritetet e SHBA edhe për partneritetin që duhet të ndërtojë opozita, me Amerikën që kanë qenë edhe aleatët tonë. Në vëmendje janë sjellë edhe çështje të interesit kombëtar. Por dua të them se sado të përpiqet Rama me Bord Paqe, raporti sot për Shqipërinë është një situatë negative, pasi ka krim e korrupsion. SHBA-të, kanë qenë bashkëpunëtori kryesor, dhe çdo marrëdhënie e krijuar është i vlefshëm por gjërat janë ato që janë dhe unë mendoj që Shqipëria nuk po kryen rolin e saj si vend anëtar i NATO-s. Ajo që duhet të bëjë Shqipëria është të mendojë se përse është vënë anëtar i NATO-s? Unë e kam thënë se ne kemi ndërtuar një dimension që kanë shkuar në interesa të tjera, pasi marrëdhëniet e Tiranës kanë qenë me Beogradin…

“është përcaktuar një paketë e  veçantë për demokracinë në Ballkan që kanë të bëjë me mos-ndryshimin e kufijve, njohjen e Kosovës. Duhet të them se janë me mijëra të rinj në Amerikën latine të përfshirë në trafikun e drogës dhe ky është shqetësim i parashtruar edhe nga SHBA. Tregohet qartë qëndrimi i prerë i SHBA në lidhje me këtë çështje. Dhe kjo luftohet duke pasur një qeveri që ka të njëjtën qasje me atë të SHBA dhe jo një qeveri si kjo që ka një farsë zgjedhore, ndaj vjen edhe nevoja për një qeveri teknike. Ne jemi në një situatë shumë më të rëndë se çka qenë opozita kohë më parë. Qeveria teknike nuk mendoj që imponohet me deklarata, duhet imponim ndërkombëtar për qeverinë teknike”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: