Avokati Jordan Daci, i ftuar në emisionin Log. në News24 të moderuar nga Endri Xhafo, u shpreh se opozita ka standarte të dyfishta sa u përket ankimimeve.

Sipas Dacit, vetë si subjekt Partia Demokratike ankimon rezultatet qark më qark, ndërsa kur është puna për kandidatët veç e veç, nuk i lë të ankimojnë dhe kodi zgjedhor nuk i lë lëtu të ankimojnë të vetëm.

Që ky proces ka patur probleme, i kemi parë. Ka patur probleme serioze dhe jo serioze. Problemi është që kur opozita ka standarde të dyfishte për veten e vet dhe për popullin. Këtu e humb betejën. E patë një deputetë, që tha jemi në rregull, kemi hallin e popullit. Rrogën e sigurova tha unë.

Standardet e opozitës janë të papranueshme. Ka disa kandidatë që kërkojnë numërim votash, ankimim. Dhe Kodi Zgjedhor e ka, PD i ka lënë jetim. Argumenti është nëse PD këtyre njerëzve, me mekanizmin që ja lë partisë, e kemi bërë me kod zgjedhor se bishti kërcet me shumë se sëpata. Nëse nuk gëzojnë të drejtën me anë të ankimimit, KAS i rrëzoi.

Që të humbasim 130 mijë vota në 12 qarqe, i bie të mos ketë fare kuti votimi. Nuk ka shanse të ndodhë. Vetëm nëse nuk ka kuti fare, atëherë humbasin 130 mijë fleta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb