Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka folur në lidhje me situatën politike në vend teksa ka deklaruar se opozita është përpara një komploti të regjimit, i cili ka tentuar ta mbajë atë jashtë zgjedhjeve për të krijuar konfuzion e deformuar procesin zgjedhor.

Ai shtoi se raporti i DASH duhet t’i bëjë njerëzit të kuptojnë deri ku është deformuar demokracia në vend.

Shehu foli edhe për marrëdhëniet me Greqinë, të cilën Rama e vizitoi së fundmi për një ekspozitë arti, teksa tha se duhet rinovuar Traktati i Miqësisë së vitit 1996 para se të përfundojë, ndërsa marrëveshja për hapësirën detare duhet të përfundojë në gjykatën ndërkombëtare, gjëra të cilat “regjimi nuk po i bën”.

Deklarata e plotë:

Jemi përpara një “komploti” te regjimit, edhe nëpërmjet patericave te tij, kunder PD, opozites e demokracise.
Ne fillim u tentua per ta mbajtur ate jashte zgjedhjeve, tashti per te krijuar konfuzion e deformuar procesin zgjedhor.
Megjithate PD do te marre pjese ne zgjedhje ne koalicion si gjithemone e do shtoje perpjekjet per sukses, duke tejkaluar edhe pengesat.
Ne fakt jemi perpara nje situate tragjiko komike me Ramen e patericen e tij.
Por PD nuk caktohet nga Rama duke i varur ne qafe nje vule paterices se tij, por nga njerezit, strukturat etj.
Turpi bije mbi keta, qe po keqperdoren deri ne kete pike, qe si McGonigal u korruptua per te goditur opoziten.
Qe kane mision percarjen e opozites e sherbesen ndaj Rames,
Megjithate beteja jone eshte me rregjimin, Ramen.
Raporti i Dash, duhet t’i beje njerezit te kuptojne deri ku eshte deformuar demokracia jone.
Ju pyesni a ka gabuar PD, pa dyshim.
Psh dorezimi i mandateve ishte nje gabim tragjik per PD edhe per demokracine tone.
—Maredheniet me Greqine jane shume te rendesishme, strategjike.
Duhet rinovuar para se te perfundoje Traktati i Miqesise i vitit 1996.
“Ligji i Luftes” nje atavizem pa vlere qe vete pala greke duhet ta denoncoje.
Per ne nuk perben objekt mareveshje, ate e ka tejkaluar Traktati.
Mareveshja per hapesiren detare duhet perfunduar ne gjykaten nderkombetare.
Kjo tashme eshte rruga e vetme mbasi mareveshja e pare u godit pa asnje aresye reale, por vetem me histeri politike e nen presionin e te treteve.
Pregatitjet e tezave per ne gjykim e vendim duhen perpuar me transparence e gjithe perfshirje.
Por ky rregjim po ben te kunderten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: