TIRANË – Opnionisti Agim Baçi, i ftuar në emisionin “Open” në “News 24” deklaroi se duket se ka shenja se opozita po zgjohet. Ai shtoi se në protestën e sotme kishte shumë pjesëmarrës, duke ia arritur qëllimit.

Agim Baçi: Në protestë kishte goxha njerëz. Për mua ka të bëjë më shumë kauza sesa numri. Edhe bashkimi i Berishës dhe i Bardhit në një konfederatë e dhanë rezultatin. Kjo tregon se opozita po jep entuziazmin e duhur, opozita po zgjohet. Nuk ka protestë që të jetë e tillë që të rrëzojë direkt qeverinë. Mund ta rrëzojnë qeverinë qytetarët, nëse në mënyrë permanente ngrihen dhe nuk tërhiqen. Për mua atë qëllim që kishte protesta sot ia arriti. Patjetër që në mesin e elektoratit mund të jenë edhe persona, që dikur mund të kenë qenë pjesë e Partisë Socialiste dhe tani janë zhgënjyer. Për mua sot protesta ia arriti qëllimit./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: