Opozita rinis protestat sërish te Kryeministria të dielën më 22 mars.

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një foto në lidhje me protestën, ku mbështetësit janë thirrur të mblidhen në orën 18:00 para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta e radhës vjen pas tubimit të opozitës para Kuvendit, ditën që PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut.

Berisha ka theksuar vazhdimisht që protesta e demokratëve është në kilometrin e fundit dhe tanimë ka si objektiv largimin e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb