Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, dhe deputeti Klevis Balliu, po zhvillojmë një vizitë zyrtare në Berlin, ku janë takuar me deputetin e Bundestagut Knut Abraham, një njohës i mirë i Shqipërisë dhe një nga zërat më mbështetës të integrimit të vendit tonë në BE.

Gjatë takimit deputetët e PD kanë theksuar se standardet europiane nuk janë çështje fjalësh, por janë çështje veprash. “Dhe këtu kemi problem serioz. Qeveria dhe PS në Shqipëri po pengojnë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje politike me votë korrupsionit. Kjo po dëmton besueshmërinë e vendit dhe po e mban peng procesin e integrimit.” – janë shprehur deputetët e PD.

Njoftimi i plotë:

Takim në Berlin me deputetin e Bundestagut, Knut Abraham. Folëm hapur për procesin e integrimit europian dhe ku ndodhet realisht Shqipëria sot.

E vërteta është që standardet europiane nuk janë çështje fjalësh, por janë çështje veprash. Dhe këtu kemi problem serioz. Qeveria dhe PS në Shqipëri po pengojnë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje politike me votë korrupsionit. Kjo po dëmton besueshmërinë e vendit dhe po e mban peng procesin e integrimit europian.

Prandaj, mesazhi ynë në Berlin është i qartë: Shqipërisë i duhet ndryshimi: zgjedhje të lira dhe një qeveri që punon për Europën, jo kundër saj!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb