Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka mbajtur fjalën e tij në Parlament pas rikthimit pas rreth dy muajsh të punimeve.

Mes thirrjeve të opozitës kundrejt mazhorancës, Peleshi u shpreh se “këtu jemi në parlament dhe jo në cirk.

Sakaq, ai theksoi se grupi i PS është dakord të rifillojnë punimet pas fushatës, dhe se deri në korrik do të ketë edhe 5 ose 6 seanca të tjera intensive.

Niko Peleshi: Jemi si grup parlamentar dakord që të rifillojmë punën pas një fushate të suksesshme për të gjithë, vendin dhe shqiptarët. Jemi në Parlament jo në cirk këtu (i drejtohet opozitës)! Natyrisht që kemi plot arsye që të kërkojmë diskutime jashtë rendit të ditës sepse kemi shumë arsye. Do kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut dhe më pas nuk do të mund të marrim më vendime për të ndryshuar projektligje. Janë 25-30 akte që duhet t’i miratojmë në këto 5-6 seanca. Të fillojmë që nga e enjtja tjetër me miratimin e këtyre projekt-akteve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb