Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën, ndërsa theksoi se kjo e fundit po bën një luftë vulgare për pushtet. Nga foltorja e Kuvendit, teksa foli për pr.rezolutën e PS për korrupsionin, Rama tha se korrupsioni është një ‘kancer’ i trashëguar në Shqipëri.

“Lufta e nisur seriozisht 10 vite më parë kundër korrupsionit është e vërtetë. Ndaj kush rri dhe numëron, ‘u thirr ky dhe u arrestua ai, u dënua ky dhe u dënua ai’, duke e kthyer opozitën politike dhe mediatike në një llogore baltosjeje, thjesht do të zhytet vetë. Ata që nuk e kuptojnë se pa vizionin tonë shtetbërës, sot s’do të kishte asnjë zyrtar të lidhur para drejtësisë, siç nuk pati kurrë asnjë nga 1912 dhe deri para pak vitesh.

Ose nuk duam që ta pranojmë se është kthyer rrota e këtij vendi, ose pastaj nuk kanë asgjë me vlerë për të thënë dhe flasin pa pushim duke prodhuar këtë dhe shoqëruar me shpulla sipas tavolinës. Liri vjedhje nga të katërt anës për 23 vite, është një luftë që bëhet duke i rënë kazanit, që të ikë Lena dhe të vijë Prena. Kjo nuk është luftë vulgare për pushtet, por për shtetbërje demokratike, për mekanizma shtetëror dhe institucional, që shkojnë përtej Lena-Prenave.

Nisma që merr jetë me ketë rezolutë buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte dhe reflekton nivelin e rritur të sfidës drejt BE me të gjitha detyrimet që burojnë prej saj. Kolegët e grupit të PS me siguri do të japin plot detaje. Unë do ta mbyll me dy nënvizime kyçe, i pari është për shqiptarët; jemi të vetëdijshëm se korrupsioni në Shqipëri është kancer i trashëguar, të cilin kundërvënia jonë me reforma dhe heqje dorë nga kontrolli politik i drejtësisë, ka nisur ta zmbrapsë. Ndaj korrupsioni është fenomen shqetësues. Ndaj ne vijmë këtu në Kuvend me këtë nismë, e cila dëshmon qartë se kjo forcë politike jo vetëm nuk ka asnjë kënaqësi, por ka fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit.”, tha ai, teksa opozita i binte tavolinave pa pushim në shenjë proteste.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: