Teksa në sallën e seancave plenare ka tensione, dhe deputetët e opozitës ishin ngritur në këmbë para foltores, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri, për largimet dhe emërimet e reja.
Pr/vendimi i parë që u miratua ishte ai për shkarkimin nga detyra e zëvendëskryeministres, për Belinda Ballukun.
Ky pr/vendim ka marrë 85 vota pro dhe asnjë kundër shkarkimit.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri 7 ndryshime në qeveri, ndërsa dje këto ndryshime u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj.
