Dita e 39-të e revoltës qytetare në kryeqytet ka sjellë një kthesë të fortë, ku tehu i akuzave nuk ka kursyer asnjë nga liderët kryesorë politikë të vendit, qofshin ata në pushtet apo në opozitë. Pasi lanë pas godinat e institucioneve qeveritare, protestuesit kanë marshuar nëpër rrugët e Tiranës, duke u ndalur edhe përpara selisë qendrore të Partisë Demokratike.
Gjatë kalimit pranë selisë së blerë, qytetarët e revoltuar kanë shpërthyer në thirrje të ashpra, duke e cilësuar lidershipin e opozitës si të rreshtuar krahas pushtetit.
Revolta e sotme ka dëshmuar një pakënaqësi të thellë popullore ndaj të gjithë kastës së vjetër politike. Përpara zyrave të Partisë Demokratike, në kor kanë jehuar thirrjet: “Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Opozitë e shitur!”, duke bërë përgjegjës të dyja palët për gjendjen ku ndodhet vendi.
