Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, në një konferencë për mediat, ka folur për të ardhmen e klubit duke prekur edhe dy temat më të nxehta, të ardhmen e Leo Messi dhe atë të trajnerit Koeman: “Leos i kemi bërë një ofertë në bazë të mundësive tona. Ai meriton më shumë dhe mund të marrë më shumë, por dëshira e tij është të shoh Barcelonën e madhe dhe vlerëson sakrificën që po bëjmë, mendoj se ai është entuziast për projektin tonë, ekzistojnë bazat, jam modestish optimist. Nuk është një çështje parash por të kemi një skuadër që mund të fitojë gjithçka, edhe ne atë po përpiqemi të bëjmë”, u shpreh Laporta duke u ndal me pas tek trajneri Koeman. Në Spanjë të gjithë prisnin shkarkimin e tij për presidenti i ka befasuar jo pak:

“Me Koeman kam qenë shumë i qartë, po përpiqemi të kuptojmë se çfarë duam për sezonin e ri. Profili i tij na përshtatet por jemi duke parë në 360 gradë. Nuk e përjashtoj faktin që mund të qëndrojë, gjithsesi do të rikthehemi e do flasim pasi jam këtu prej afro 2 muajsh”. Në lidhje me merkaton në hyrje ku lakohen disa emra, si Depay, Aguero apo Wijnaldum, Lapora la gjithçka hapur: “Nuk mund të mendohet që pas një sezoni të tillë të mos bëjmë asgjë, javën e ardhshme do të njoftojmë blerjet e reja”, theksoi presidenti i Barcelones.
(BalkanWeb)
