Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se refuzimi i Polonisë për të zbatuar paktin e migracionit të Bashkimit Evropian (BE) do të shndërrohet në një “rebelim” në Evropë.

Orban e bëri këtë të ditur në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale “X”.

Ai tha se Evropa po ndryshon:

“Presidenti Karol Nawrocki refuzon të zbatojë paktin e migracionit në Poloni. As ne nuk e pranojmë. Tani jemi vetëm ne të dy. Nëse një vend i tretë bashkohet, do të jetë një rebelim.”

Duhet theksuar se, sipas paktit të migracionit të Bashkimit Evropian (BE), nëse një vend nuk dëshiron të pranojë emigrantë, duhet të paguajë 20,000 euro për secilin prej tyre.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb