Agron Shehaj i ‘Mundësisë’, është rikthyer te kërkesa e tij për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Ai u ndal te skandali Balluku, që sipas tij u kap me fakte, në përgjime.
“Kërkova interpelancë me kryeministrin dhe jo me ministren e Brendshme. E kuptoj shqetësimin e Taulantit. Me qetësi! E kuptoj në fakt, që kryeministri nuk është në Kuvend, pasi s’po vendoset këtu fati i tij, por diku tjetër. Kryeministri ka hallë më të mëdha se të dalë në interpelancë për jetën e shqiptarëve. Kryeministri ka hallin e Belinda Ballukut, është hall i jashtëzakonshëm. Sot Rama ishte në një event. Me paturpësinë më të madhe doli në 30 vjetorin e Prokurimeve Publike. Po mburrej për arritjen e Shqipërisë në luftën kudër korrupsionit. Kjo mazhorancë dhe Rama, kanë humbur moralin, fabulën, janë bërë të pabesueshëm. Orë kanë dalë përgjimet a i keni dëgjuar?
Balluku, vartësja e Ramës, si fillim anulon një tender se; kështu kam një ndjesi. Pastaj mbyll kontratën para se të hapet tenderi. Pastaj përgjimet ku Balluku bën pazare. Unë në radhë të parë duhet të respektoj votuesit shqiptar. 50 milionë euro janë vjedhur me një sms. 120 mln euro të Bankers nëse do të ishin marrë, do ishin rritur pensionet. Për këtë duhet të flasim. Ju nuk duhet të bëni avokatin e Belinda Ballukut, por duhet të respektoni rregulloren. Mos u bëni avokatin e Ramës. Ndaj mos më tregoni se çfarë të flas.”, -tha ai.
Peleshi: Kujdes, mos e ngrini zërin. Me mua kujdes kur drejtoheni me gisht. Po, unë drejtoj se çfarë duhet të flisni, pasi i referohem rregullores. Kaq!
