Janë orë vendimtare për të ardhmen e Francisco Conceição-s. Brenda ditës së sotme, Juventus pritet të mbyllë marrëveshjen me Porton për blerjen e anësorit portugez, i cili erdhi në huazim një vit më parë nga skuadra luzitane. Marrëveshja është në detaje, aq sa prania e 22-vjeçarit, djalë i një ish-futbollisti të njohur, në grumbullimin që do të nisë më 24 korrik nën drejtimin e Igor Tudor, është pothuajse e sigurt.

Conceição, shkruan gazeta portugeze Record, i cili zotëron 20% të kartonit të tij, do të heqë dorë nga pjesa që do të duhej të përfitonte: kjo do t’i lejojë bardhezinjtë ta mbyllin marrëveshjen me një çmim më të ulët. Konkretisht, për 25 milionë euro plus bonuse, me një zbritje të vogël nga 30 milionët e parashikuar nga klauzola që skadon të martën.

Në këmbim, sipas mediave portugeze, anësori ofensiv do të përfitojë një rritje të ndjeshme të pagës, duke arritur në 5-6 milionë euro, nga 2.5 milionë neto që ka marrë deri tani. Në këtë mënyrë, drejtori i përgjithshëm Comolli do ta shpërblejë Conceição-n për heqjen dorë që përmendëm më lart. Për zyrtarizimin e marrëveshjes mungon shumë pak: gjithçka mund të bëhet zyrtare brenda ditës së sotme.

Në pritje të emërimit të Modesto-s si drejtori i ri teknik, Juventus do të nisë bisedimet me PSG për të qëndruar Kolo Muani në Torino, objektivi i dytë në këtë merkato. Një çështje e vështirë, duke pasur parasysh se francezët kërkojnë ta shesin menjëherë kartonin e lojtarit, pa marrë parasysh një huazim të ri me të drejtë blerjeje. Vetëm pas sigurimit të Coicnecaos dhe Kolo Muanit edhe për sezonin e ardhshëm, “Zonja e Vjetër” mund të hedh sytë drejt përforcimit të reparteve të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb