Në Tiranë u finalizua operacioni policor i koduar “The Player”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariati i Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin në lokalin e shtetasit I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në rrugën “Halit Bega”, u sekuestruan dy paisje elektronike (makineta) të përdorura për lojërat e paligjshme, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm.
Shtetasi I. S. u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.
