Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi organizonte lojëra fati  nëpërmjet celularit në ambientet e lokalit që administronte.
Bëhet me dije se është proceduar edhe një 30-vjeçar i cili luante lojëra fati në lokal.
Blutë kanë sekuestruar një armë të ftohtë, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga lojërat e fatit dhe 2 celularë me aplikacione për baste sportive në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të pandërprera, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, kanë konstatuar në Rrugën e Elbasanit, një lokal, në të cilin ushtrohej aktiviteti i lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Për këtë rast u arrestua shtetasi S. I., 57 vjeç, administratori i lokalit, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 30 vjeç, klient i lokalit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb