* E lumtur që Ina Zhupa mori detyrën time

Oriela Nebiaj, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike ka publikuar disa rreshta sot lidhur me detyrën që sapo la. Sipas Nebiajt, ushtrimi i detyrës mbi 1 vit si zëdhënëse e PD ishte një shkollë e mirë politike, ndërsa thekson se është e lumtur që këtë post e mori Ina Zhupa. Sipas Nebiajt, të tjera përgjegjësi dhe sfida e presin brenda Partisë Demokratike.

“Një ndër momentet më të bukur të karrierës sime ishte kur në Kongresin e #PD mora detyrën e zëdhënëses. Për më shumë se 1 vit pata privilegjin dhe përgjegjësine e madhe të ushtroja kete detyre. 2 muaj me pare dhashe doreheqjen nga ky post pasi vendosa te isha pjese e gares spektakolare per drejtimin e forumit rinor, nje pervoje e jashtzakonshme, shkolle e cmuar politike per mua. Te tjera sfida e pergjegjesi na presin ne #PD. Kjo eshte nje force e madhe politike me shume kapacitete e profesioniste te spikatur. Jam e lumtur qe detyren e zedheneses e merr mikesha ime Ina Zhupa, nje pedagoge e zonja qe ndan vlerat e parimet per te cilat lufton #PartiaDemokratike”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb