Kina publikon studimin e fundit lidhur me origjinën e pandemisë Covid-19. Të dhënat tregojnë për kafshë të infektuara në tregun e qenieve të gjalla në Wuhan.

Raporti i publikuar ditën e djeshme nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë plotësuan analizat e mostrave gjenomike të mbledhur nga tregu Huanan në Wuhan gjatë ditëve të para të shpërthimit të pandemisë.

Gjatë një takimi të komitetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qentë rakun dhe specie të tjera ishin të pranishëm në treg dhe potencialisht të infektuar.

“Kjo i shtohet provave që identifikojnë tregun Huanan si vendndodhjen e përhapjes së Sars-CoV-2 dhe epiqendrën e pandemisë Covid-19”, thuhet në raport.

Hulumtimi më i fundit lidhur me origjinën e Covid-19 vjen pasi presidenti i SHBA-ve Joe Biden, nënshkroi një projektligji që kërkon lidhjet e mundshme midis shpërthimit ë pandemisë dhe një laboratori në Wuhan. Lëvizja e Biden erdhi pasi materiali gjenetik i përditësuar rishtazi nga tregu Huanan i Wuhan nga Qendra e Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), u publikua në një bazë të dhënash të aksesueshme globalisht.

Sipas hulumtimit, qeni rakun është i dyshuari kryesor, pasi pretendohet se ka qenë i pranishëm në tregun e qenieve të gjalla në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb