TIRANE – Oriola Marashi është një prej modeleve më të përfolura dhe më të dashura për momentin. Ajo përvecse ka një trup me forma perfekte ka edhe një fytyrë me tipare të bukura dalluese.

Ditën e djeshme Oriola ka postuar disa foto të pa publikuara më parë. Fotot i përkasin periudhës së adoleshencës dhe jo çdokush do guxonte t`i publikonte, megjithatë duhet të themi se ajo duket shumë e ëmbël dhe e bukur po ashtu si sot.

Modelja në një nga fotot që ka publikuar, ka theksuar dhe faktin, që në atë kohë ka dalë e para në listë në konkursin e liceut për muzikë dhe i është mirënjohëse zyshës së saj.

Oriola nuk e ka aspak problem të ndajë me ndjekësit foto të periudhës së pubertetit, përkundrazi i poston me krenari. Ja disa prej fotot e postuara në Instagram nga modelja shqiptare.

(er.cu/BalkanWeb)
