Nga: ZONJA VJOLLCA*
250 gr bizele
2 degë selino
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
2 lgj vaj ulliri
½ spec djegës
2 lgj rrush te thatë
200 gr oriz kokërrgjatë
500 ml lëng perimesh
250 gr karkaleca
Kripë
Piper i zi
1 lk kumin
3 lgj majdanoz të grirë
Në një tenxhere me dy lugë vaj ulliri kaurdisim në fillim qepën dhe hudhrën. Sapo qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë specin djegës të thatë duke e shtypur me duar. Më pas shtojmë rrushin e thatë dhe selinon. I kaurdisim duke shtuar më pas lëngun e perimeve dhe orizin. E rregullojmë me kripë, piper dhe kumin dhe e lemë orizin të ziejë për 20 minuta në temperaturë mesatare. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë karkalecat dhe bizelet. E shërbejmë të ngrohtë duke e pudrosur me majdanoz të grirë.
(er.nu/BalkanWeb)
