Lidhja mes Orlando Bloom dhe Katy Perry duket se ka marrë fund.

Aktori i njohur duket se ka lërë pas të shkuarën e tij, pasi dje është shfaqur me një bukurosheje brune, që me shumë mundësi është mikesha e tij e re. Të paktën kështu është raportuar në mediat rozë.

Ndoshta Katy Perry nuk do të dojë ta shohë këtë, por Bloom duket se e ka vendosur të ecë përpara. Katy dhe Orlando u ndanë pak ditë më parë pasi ai u fotografua në krah të një vajze misterioze brune, ndërsa tani ai na ka prezantuar me një tjetër bukuroshe.

Te dy kanë festuar në një klub nate dhe kanë nxituar të futen në makinë, pasi janë parë nga paparacët.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb