TIRANE

Pas vdekjes tragjike nga një ortek i zv.ministrit të Diasporës në Kosovë, Arian Daci, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, Basha shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të të ndjerit.

“Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit”, shkruan ai.

Basha

Kujtojmë që zv.ministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci ka humbur tragjikisht jetën sot në Brezovicë, nga një ortek bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: