KOSOVË- Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviç dënon dhunën që u ushtrua ndaj tre gazetarëve që po mbulonin protestat ditën e shtunë në Prishtinë.
Më 24 janar, gazetarja Aleksandra Jovanoviç dhe kameramani, Bojan Koshanin, të dy nga Radio-Televizioni i Kosovës, si dhe gazetari Vladimir Miliç, nga Radio-Televizioni i Serbisë, janë sulmuar nga persona të panjohur.
Sipas reporterëve gazetarët u sulmuan me shkopinj dhe gurë. Agresorët tentuan të vjedhin edhe pajisjet e gazetarëve.
“Çdo dhunë kundër gazetarëve është e papranueshme dhe duhet të trajtohet si akt kundër tërë shoqërisë. Incidenti duhet të hetohet me shpejtësi dhe autorët të sillen para drejtësisë”, deklaroi përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviç.
(a.h/BalkanWeb)
