Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend.

Sipas OSBE-së, këto ndryshime forcojnë mbrojtjen për gazetarët dhe janë në përputhje me rekomandimet e hershme të organizatës për të mbështetur profesionistët e medias.

“Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale,” thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Organizata thekson se kalimi nga ndëshkimi penal tek masat civile do të krijojë një mjedis më të sigurt për gazetarët dhe profesionistët e medias, duke ulur efektin frikësues që penalizimi aktual ka mbi lirinë e shprehjes.

Reagimi i OSBE:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.

Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb