Guido De Sanctis ka filluar ditën e sotme detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, teksa u shpreh se është i lumtur për detyrën e caktuar në Shqipëri.

“Jam i lumtur t’i bashkohem Prezencës në Shqipëri dhe të çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Prezencës dhe vendit pritës”, tha ambasadori De Sanctis.

De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë. Përpara se të emërohej Kryetar i Prezencës, ai ka qenë zëvendësambasador në ambasadën e Italisë në Moskë. Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: